Miliarderi japonez, Yusaku Maezawa, ka nisur një udhëtim në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, transmeton Kosova Post.
Në udhëtimin 12-ditor në hapësirë, Maezawa do të shoqërohet nga ndihmësi i tij Jozo Hirano, i cili do të dokumentojë udhëtimin, si dhe kozmonauti rus Alexander Misurkin.
Kështu, ai i bashkohet listës së miliarderëve që kanë shkuar në hapësirë.
Raketa ruse që e bartte Mazezawan u shkëput nga toka në kosmodromin Baikonur në Kazakistan.
Ai është turisti i parë që viziton stacionin në vitet e fundit, raporton Reuters.
Maezawa është paraardhës i udhëtimit për në Hënë që pritet të bëhet më 2023./Kosova Post/