Milicia i bën thirrje forcave irakiane të sigurisë që të bashkëpunojnë me grupet e armatosura për të çliruar territoret e vendit nga “pushtuesi”.
Milicia Kataib Hezbollah e Irakut ka kërcënuar të rrisë sulmet ndaj forcave amerikane në vend, në përgjigje të sulmit ajror të SHBA-së ndaj grupit Hashd al-Shaabi në kufirin midis Irakut dhe Sirisë të dielën vonë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekstremizmit në qëndrimin dhe qasjen e SHBA-së duhet t’i përgjigjemi me veprim, jo me dënim, tha Abu Ali al-Askari, një komandant i lartë i Kataib Hezbollah të Irakut, në një mesazh në Telegram të hënën.
Ai bëri thirrje për shtimin e sulmeve ndaj qendrave dhe bazave të “armikut”.
Al-Askari gjithashtu u bëri thirrje forcave irakiane të sigurisë që të bashkëpunojnë me milicët për të çliruar territoret e vendit nga “pushtuesi”.
Të dielën, katër anëtarë të milicisë Hashdal-Shaabi u vranë në sulmet ajrore të SHBA-së në provincën Anbar të Irakut perëndimor pranë kufirit me Sirinë.
Pas sulmit, qeveria irakiane doli me reagim ndaj sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj milicisë Hashd al-Shaabi, duke thënë se sulmet shkelnin sovranitetin e Irakut.