Miliona rusë do të votojnë këtë fundjavë në zgjedhjet e përgjithshme që pritet të sjellin pak ndryshime politike.
Rreth 14 parti kanë bërë të ditur kandidatët e tyre për gjysmën e ulëseve në Dumën e Shtetit për zgjedhjet që janë planifikuar të mbahen të dielën.
Por vetëm katër parti ka gjasa që të marrin pesë përqindshin e nevojshëm për të kaluar pragun për të marrë një vend në Dumën e Shtetit, partia e presidentit të tanishëm, Vladimit Putin, do të ketë shumicën e ulëseve.
Partitë opozitare kanë deklaruar se do të ketë vjedhje të votave si në zgjedhjet e kaluara. Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë nuk dërgoi vëzhgues këtë vit, duke përmendur kufizimet e tepruara nga Rusia.
Golos, një grup i pavarur i monitorimit të zgjedhjeve, ka raportuar se ka zarfe të mbyllura për ruajtjen e votave, si dhe masa të dobëta për ruajtjen e votave në qendrat e votimit.
Zgjedhjet në Rusi po mbahen pas një viti të madh me protesta nga qytetarët të cilët janë duke e mbështetur Alexei Navalny-n, kundërshtarin më të madh të politikës së Putin, i cili ishte arrestuar nga shteti dhe nga ai ishte deklaruar se u keqtrajtua nga policia, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.