Millaku-Veselit: Shyqyr Zotit që nuk të kam dëgjuar, se gazin lotsjellës në gojë ta kisha shti

Millaku-Veselit: Shyqyr Zotit që nuk të kam dëgjuar, se gazin lotsjellës në gojë ta kisha shti

Deputetët e Vetëvendosjes nuk ia kanë harruar një sharje që kryetari i Kuvendit të Kosovës ua ka bërë më 21 mars ditën kur u hodh gazi lotsjellës në seancën që u votua demarkacioni me Malin e Zi.

Ishte deputetja Drita Millaku e cila tha se është mirë që nuk ishte aty se do ia kishte futur në  gojë gazin lotshjellës për sharjet që ka bërë kryetari Veseli.

Millaku-Veselit: Shyqyr Zotit që nuk të kam dëgjuar, qat  gazin lotsjellës në gojë ta kisha shti

“Desha t’i them zotëri kryetar, nuk ta kemi borxh, se nuk ke marr vota të qytetarëve për me i sha robt e deputetëve. E para pikë, ty të shkon, i shfrytëzon këto situatat tilla. Nuk është hera e parë që e heq maskën tënde dhe e tregon fytyrën e vërtet që e ke. Nuk është në rregull, sepse e kemi kuptuar vonë që i kishe bërë këto fyerje. Se për besë nuk kishe shpëtuar kaq lehtë në qoftë se të kishim dëgjuar… Për besë po ta jap fjalën shyqyr Zotit që nuk të kam dëgjuar, qat gazin lotsjellës në gojë ta kisha shti, tjetër sen s’kisha mundur me bë…”, i tha Millaku Veseli.

Ndaj fjalës së Millakut ka reaguar i apostrofuari i cili tha se vetëm Zoti  e ka në dorë jetën e tij duke ironizuar me emrin e deputeti Salih Zyba duke e quajtur Zyrap.

Veseli: Me shpëtu ose jo, vetëm Zoti i madh e ka në dorë

“Zojë, sikur me pas lidhje ti me mua, unë me ty kurgjo s’kam lidhje dhe çka mu ke gju  se më sakatove. Kjo fjala e fundit, me shpet ose jo, vetëm Zoti i madh e ka në dorë… Hajde ti Zyrap a qysh e ke emrin”i ka thënë Veseli deputetit Zyba duke u shtirur kinse nuk ia di mbiemrin.

Ndaj kësaj ka reaguar deputeti Zyba i cili kërkoi nga Veseli që të kërkojë falje për ofendimet që bëhen ndaj tyre.

Zyba: Duhet me kërkuar falje për fyerje, e ke vërejtjen e fundit, mund ta marrësh edhe si kërcënim

“Mirë që ma mësove emrin kryetar i Kuvendit, është mirë me mësu  përmendësh, sepse ke me u ballafaquar me fakte, me argumente. Edhe unë e kem shqetësimin për mënyrën e komunikimit, keqpërdorimin e foltores për të cilën nuk është hera e parë që e ke keqpërdorë foltoren e Kuvendit, në këtë rast pozitën për të cilën nuk je i  thirrur për me keqpërdorë atë. E në veçanti për mënyrën dhe qasjen, edhe herën e kaluar kur ke ofenduar, përkundër ankesave tona procedurale, nuk je tërhequr prej fjalëve tua, nuk ke kërkuar falje asnjëherë as para qytetarëve as për neve deputetëve. Kështu që e ke vërejtjen e  fundit personalisht nga unë për ofendimin që na e ke bërë atë ditë. N ‘daç mere kërcënim, n ‘daç jo, kështu që qasjen që e ke ti për deputetë na detyrohesh me t’u përgjigj në këtë formë”, ka thënë Zyba.

Veseli iu përgjigj edhe deputetit Zyba duke i kërkuar që ta ruajnë dinjitetin duke përmendur një rast për poetin Lasgush Poradeci që i ka ndodhur në koohën e komunizmit në Shqipëri.

Veseli: Ruane dinjitetin tim dhe tuajin

“Lasgush Pogradecit i thonë me shkru një poezi, partia, komiteti në atë kohë. I thonë ‘shkruje një poezi për atë tunelin që shkon për Pogradec’; pasi e shkroi ai komesari politik i tha: ‘S’ke shumë i kënaqur’. Dëgjo, unë po mundohna goxha shumë me rujt dinjitetin edhe timin edhe të juajin, por ruane edhe ju nga pak të juajin  edhe timin. Kjo është për fund për arsye se të gjithë jemi qenie njerëzore”, ka thënë Veseli. /kp/.