Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në konferencën e mbajtur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka folur ndër të tjera edhe për interpelancën rreth faljes së gjobave të shqiptuara gjatë pandemisë, shkruan Kosova Post.
Kusari tregoi se interpelanca e kërkuar për faljen e gjobave do të mbahet ditën e premte, për faktin se ditën e enjte do të vazhdojë debati për arsimin.
Ndërkaq debati parlamentar lidhur me sitautën ekonomike, sipas saj, do të mbahet javën tjetër./KosovaPost/