Deputetja e Kuvendit të Republikes së Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka shfrytëzuar llogarinë e saj në rrjetin social Facebook për të treguar se, sot është vakisonuar me dozen e tretë të vaksinës kundër COVID-19, transmeton Kosova Post.
“Më e mira që mund të bëjmë për veten dhe tjerët rreth nesh, është të ruajmë shëndetin dhe të kuptojmë rëndësinë e vaksinës si mënyra e vetme parandaluese dhe lehtësuese ndaj virusit. Sot u vaksinova me dozën e tretë, dozën përforcuese të vaksinës anti-Covid. Mos hezito #VaksinohuSot”, ka shkruar Kusari në Facebook.