Mimoza Shkodra flet për herë të parë për ndarjen, çudit me deklaratën për Seldin

Mimoza Shkodra flet për herë të parë për ndarjen, çudit me deklaratën për Seldin

Ndarja e Seldit dhe Mimozës ka qenë prej muajsh një nga temat më të komentuara të shtypit rozë. Kjo për shkak se çifti u nda krejt papritur në një kohë kur të gjithë mendonin se fejesa e tyre po shkonte për mrekulli.

Ishte Seldi ai që konfirmoi ndarjen në natën e parë të “Dance with me” ku u shpreh se vazhdon të ketë shumë respekt për Mimozën dhe familjen e saj.

Ndërsa Mimoza ka folur për herë të parë sot në një intervistë për “Mirage”. Këngëtarja u shpreh se është shumë e lumtur beqare dhe është fokusuar tek karriera.

“Tani jam single. Të gjithë e dinë që jam ndarë. Për momentin jam e ngarkuar me punë dhe jam shumë e lumtur, jam e qetë dhe shumë rehat. Kam shumë punë, projekte të cilat mezi pres të dalin”, u shpreh Mimoza.