Është blerja më e re e Barcelonës, por për Yerry Mina-s firma me katalanasit duket se ka qënë një ëndërr e fëmijërisë. Pas prezantimit përpara publikut, që kishin mbushur shkallët e stadiumit “Camp Nou”, mbrojtësi kolumbian i është drejtuar dhomave të zhveshjeve.

Aty po e prisnin të gjithë shokët e ekipit të ri, midis tyre dhe Messi e Suarez që e kanë pritur mjaft mirë 23 vjeçarin. Pas takimit me yjet katalanas, Mina është shprehur i emocionuar për pritjen që i kanë bërë lojtarët e Barcelonës. Në një pronocim për Barça TV kolumbiani është shprehur.

“Për mua, ai [Messi] është më i miri në botë. Përshtypja e parë që ma la ai gjatë takimit ishte përulësia që kishte. M’u rrëqeth trupi kur m’u afrua Messi me Suarezin në zhveshtore”,-ka thënë Minas.

Mbrojtësi u ble nga brazilianët e Palmeria-s për 11.8 milionë euro, ndërsa është lojtari i dytë që i bashkohet Barcelonës në këtë merkato janari./SN/.

You may also like

Shpend Ahmeti në dasmën e Elitës e Gjikos, ja çfarë ka postuar (Foto)

Dasma e madhe e moderatorës Elita Rudi dhe