Minierat fushë me interes për investime të huaja

Minierat fushë me interes për investime të huaja

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ka pritur në një takim ambasadorin e Kanadasë për Kosovë, rezidentë në Kroaci Daniel Maksymiuk, me të cilin ka bashkëbiseduar për zhvillimet ekonomike në vend, përfshirë prioritetet e Qeverisë në planin ekonomik.

Me këtë rast, ministri Lluka ka njoftuar ambasadorin Maksymiuk për projektet dhe prioritetet e MZHE-së, duke u fokusuar në fushat e energjisë dhe minierave.

Sipas një komunikte të MZH-së, Ministri Lluka prezantoi planet e tij për rritje të transparencës në të gjitha projektet që drejtohen nga MZHE, mënyrë kjo e cila do t’i nxisë investitorët e shteteve tjera të investojnë dhe t’a ndihmojnë Kosovën drejt një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik.

Ambasadori Maksymiuk, ka përgëzuar Ministrin Lluka për praktikat  transparente në fushën e ekonomisë, duke shtuar se kjo do të ndikoj në bashkëpunimin e mëtejmë mes dyja vendeve.

Ambasadori Maksymiuk tha se minierat janë fushë, në të cilat investitorët e huaj kanë interesim të investojnë, duke shtuar se kjo do të ndikonte që Kosova të ketë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik./Kosovapost/

You may also like

Kërcënues të gazetarëve janë deputetët dhe zyrtarët publik

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK) sot ka prezantuar