Ministrat e Mbrojtjes të Rusisë dhe SHBA-së kanë biseduar sot me telefon.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA tha se Sergei Shoigu i Rusisë foli me homologun e tij amerikan Lloyd Austin.
Ata diskutuan për çështje aktuale të sigurisë ndërkombëtare, duke përfshirë situatën në Ukrainë, shkruan Skynews, transmeton kk.
“Bisedimet e sotme midis Shoigu dhe kreut të Pentagonit janë të dytat që nga fillimi i operacionit special në Ukrainë”, thuhet në raport.
“Të fundit ishin në maj, tema e diskutimit atëherë ishte e njëjtë – çështje aktuale të sigurisë ndërkombëtare, duke përfshirë situatën në Ukrainë”.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një postim në Telegram se telefonata ka ndodhur.
Pentagoni tha se Austin kishte “theksuar rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit në mes të luftës në Ukrainë”.