Nënsekretari Parlamentar i Shtetit për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Leo Docherty e ka mirëpritur progresin e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, të cilët u pajtuan me tekstin e propozimit evropian për normalizim të marrëdhënieve.
Doherty ka shkruar se hapat e ardhshëm për të rënë dakord për planin e zbatimit të këtij propozimi janë vendimtare.
“Mirëpres progresin në bisedimet e udhëhequra nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Hapat e ardhshëm për të rënë dakord për një plan zbatimi do të jenë vendimtare – dhe udhëheqja dhe fleksibiliteti janë çelësi i një rezultati pozitiv. Britania e Madhe mbështet plotësisht këtë proces”, ka shkruar Docherty në Twitter.


























