Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri për Çështje Europiane i Çekisë, Mikuláš Bek dolën në një konferencë të përbashkët për media pasi në Presidencën çeke të BE-së u dorëzua aplikimi për anëtarësim.
Bek tha se është kënaqësi për të që ta pranojë aplikimin e Kosovës, ndërsa tha se çështja e integrimit ëshhtë prioritet për ta.
“Është nder për mua si kryetar i Këshillit të BE-së të pranojë aplikacionin e Kosovës. Na vjen mirë që kemi arritur të avancojmë tutje çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Na vjen mirë që është arritur konsensus Këshilli me Parlamentin Evropian për këtë çështje. Është satisfaksion i jashtëzakonshëm”.
“I çmojmë arritjet e Kosovës”, tha ai.