Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport Hajrulla Çeku së bashku me zëvendës ministren Daulina Osmani sot kanë vizituar ekipin kosovarë të xhudos me në krye trajnerin Driton Kuka.
Kuka ka bërë të ditur se vizita e ministrit Çeku ishte e befasishme, ndërsa shkruan ai se gjatë vizitës u bisedua për aktivitetet e ardhshme të xhudos e ne veçanti për udhëtimin drejt Lojërave Olimpike.
Më tutje, ka shkruar Kuka në Facebook se “sporti si imazhi pozitiv më i fuqishëm i shtetit tonë do vazhdojë të bëjë krenar çdo shqiptarë kudo në botë.”
Postimi i plotë:
Vizitë e befasishme por e këndshme e Ministrit Hajrulla Çeku dhe ZvMinistres Daulina Osmani!
Biseduam për garat dhe aktivitetet e ardhshme të xhudos në veçanti për udhëtimin drejt Lojërave Olimpike!
Sporti si imazhi pozitiv më i fuqishëm i shtetit tonë do vazhdoj të bëj krenar çdo shqiptar kudo në Botë!