Ministri për Evropën në Ministrinë e Punëve të jashtme të Gjermanisë Michael Roth, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Beograd, thotë se “me vullnet të mirë dhe me guxim mund të arrihet zgjidhja për Kosovën”, porse ka përcjellë edhe mesazhin nga Berlini se “problemet nuk mund të zgjidhen me vizatimin e kufijve të rinj”, përcjell Gazeta Express.

Zyrtari gjerman në një deklaratë për agjencinë shtetërore të lajmeve të Serbisë, Tanjug, ka përkujtuar se “shtetet e Ballkanit Perëndimor prapa vetes kanë një histori tragjike, një luftë civile me qindra mijëra të vrarë dhe me miliona njerëz të dëbuar dhe të zhvendosur.

Pikërisht për këtë arsye, tha Roth, të gjithë duhet të nxjerrin mësime nga ajo histori tragjike.

“Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor janë shoqëritë që janë të hapura për të gjithë popujt, religjionet, kulturat. Për këtë angazhohet Evropa dhe BE-ja. Për këtë arsye edhe një herë mundem vetëm të paralajmëroj se problemet nuk zgjidhen me atë që do të vizatohen kufij të rinj”, deklaroi Roth, i cili në MPJ-në gjermane është zëvendësministër dhe ministër shtetëror për Evropën.

Roth u pyet edhe për mundësinë e ndryshimit të kufijve, apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ide për të cilën ai tha se nuk gëzon simpati as në vetë rajonin e Ballkanit.

“Kam një përshtypje se as në Ballkanin Perëndimor, sepse shumë shpesh e vizitoj, nuk ka simpati për një ide të tillë. Hapja e Kutisë së Pandorës mund të jetë me pasoja të rënda”, tha diplomati gjerman.

Sipas tij, se çka mund të arrijnë diplomatët e guximshëm mund të shihet në rastin e Maqedonisë dhe Greqisë, dhe marrëveshjes së tyre për emrin.

“Për këtë jam optimist, se me vullnet të mirë dhe kurajo mund të arrihet një zgjidhje creative mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Roth.

You may also like

Thaçi heq dilemat: Unë flej si ‘qingj’ sepse nuk jam në rrugë të gabuar

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u ka hekur