Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sfeçla, në konferencën e përbashkët me homologun e tij austriak Karl Nehammer kanë folur edhe për situatën e tensionuar në veri të vendit, transmeton Kosova Post.
Ministri Karl Nehammer ndër të tjera e falënderoi Kosovën për mënyrën se si e ka luftuar emigrimin e paligjshëm. Ai u pyet nga gazetarët edhe për çështjen e masës së targave.
Duke iu përgjigjur pyetjes, ai e parafrazoi ministrin Sfeçla duke thënë se, ky i fundit e përmendi faktin që Austria ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën.
“Natyrisht për këtë projekt nevojiten partnerë…” – duke sqaruar se Austria qëndrimin e saj ndaj Kosovës, e ka bërë shumë qartë qysh në krye të herës.
“Siç më siguroi ministri i brendshëm policia është duke vepruar në mënyrë shumë të kujdesshme në veri”, tha ai, duke shtuar se ky fakt e gëzon, meqë pala Kosovare po vepron në mënyrë përkatëse dhe me kujdes.
“Secili reagim i fuqishëm, do të çonte në një tjetër reagim të fuqishëm” – dhe do të mund të krijonte situata të tjera të pakëndshme, për të cilat askush nuk është i interesuar.
“Ajo që është duke u bërë tani, është rruga e duhur!” – tha ai, duke shtuar se për Ministrin Xhelal Sveçla ka mësuar se “ është mësuar të shpoj dërrasa të forta”./KosovaPost/