Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio po qëndron në Serbi ku është takuar me kryeministren Ana Brnabiq.
Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë ka njoftuar përmes një postimi në Tëitter për takimin e Di Maios me Brnabiqin.
“Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio u takua me kryeministren serbe Ana Brnabiq, ku në fokus të takimit ishin marrëdhëniet bilaterale, perspektiva evropiane e Serbisë është çelës për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.
Di Maio sot pritet të arrijë në Prishtinë ku do të takohet me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.ge