Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angili, ku ndanë idenë e thellimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve mike, shkruan KosovaPost.
Gjatë këtij takimi u diskutua për angazhim institucional, ngritje të cilësisë së shërbimeve dhe investimet infrastrukturore të cilat do të ndikojnë në lehtësimin e marrjes së shërbimeve nga qytetarët ishin disa nga temat e bashkëbisedimit.
Në anën tjetër, Ambasadori turk e falënderoi ministrin për gatishmërinë që bashkëpunimi t’i ndihmojë reformës në shëndetësi, duke pas model një vend si Turqia.