Në kuadër të shumë pikave, sot, në mbledhjen e saj të radhës, Qeveria e Republikës së Kosovës ka votuar Bordin Drejtues i Fondit për Sigurime Shëndetësore, transmeton Kosova Post.
Kryesuese e këtij bordi do të jetë Dafina Gexha, zëvendësministre e Shëndetësisë.
Ndërsa, anëtarët e bordit janë: Ahmet Ismajli (përfaqësues i Ministrisë së Financave nga Thesari), anëtar Fahri Shabani (nga Asociacioni i Komunave) e Muhamedali Kodra (nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve), Agreta Gecaj-Gashi (anëtare e bordit të ShSKUK-së), Kastriot Meqa (përfaqësues nga Oda e Mjekëve të Kosovës), Klit Shala (përfaqësues i Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale).
Vlen të theksohet se tash e 1 vit e gjysmë nuk ka pasur bord të FSSh-së.