Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në një konferencë për media ka prezantuar masat e reja për parandalim të virusit COVID-19.
Ai tha se mund të konstatojmë se masat u treguan vendimtare për të kufizuar transmetimin e COVID-19, njofton Klankosova.tv.
Por, Latifi tha se masat e reja janë të nevojshme, sepse sipas të IKSHPK-së situata vazhdon të jetë ende në rrezik.
“Sipas raporteve të IKSHPK-së situata vazhdon të jetë ende në rrezik, për shkak se në vende të tjera të Evropës po rritet numri i rasteve me COVID-19, ndërsa në disa janë identifikuar edhe raste me variantin e ri “Omicron”, u shpreh ai.
Ai, gjithashtu tha se Kosova ka bërë një përparim të konsiderueshëm sa i përketë vaksinimit, por është e nevojshme të shtohet intensiteti i vaksinimit të plotë, njofton Klankosova.tv.
“Nga sot do të rikthejmë mundësinë e vaksimit edhe gjatë ditëve të vikendit, nëpër të gjitha qendrat statike dhe pikat mobile të vaksinimit, do të intensifikojmë fushatën me thirrjen për vaksinim dhe do të punojnë të inkurajojmë më tutje për vaksinimin dhe nxisim individët dhe grupet që ende nuk janë vaksinuar që ta bëjnë këtë sa më shpejtë”, u shpreh ministri.
Tutje, Ministri Latifi bëri thirrje që masat të respektohen, sepse çdo valë tjetër e pandëmisë mund të jetë e rëndë.
“Kosova ka mjaftë vaksina kundër COVID-19 dhe vaksinimi mbetët rruga më e shkurtë dhe më e sigurtë për të parandaluar infektimin nga ky virus, prandaj u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen”, u shpreh ai.
Ministri Latifi bëri të ditur se masat e reja do të hyjnë në fuqi nga nesër.
Masat e reja:
Të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës duhet të posedojnë çetifikatën e vaksinimit të plotë, kur personi është i vaksinuar vetëm me një dozë, krahas saj duhet të kërkohet testi PCR negativ, ose dëshmia se personi e ka kaluar COVID-19.
Nga 3 janari i vitit 2022 për hyrje në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë.
Për të inkurajuar vaksinimin dhe për të lehtësuar qasjen e qytetarëve për vaksinim në Aeroportin e Prishtinës dhe në pikat kryesore kufitare tokësore do të vendosen ekipet mobile të vaksinimit.
Udhëtarët që shërbehen me transport publik dhe privat dhe atyre në qendra tregtare do t’u kërkohen vaksinimi i plotë apo i pjesshëm.