Ministri i Shëndetësisë Dr. Rifat Latifi, i shoqëruar nga zëvendësit e tij, Dafina Gexha-Bunjaku dhe Dr. Arsim Berisha, sot kanë vizituar Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, transmeton Kosova Post.
Këtë e ka bërë të ditur ministria, përmes një komunikate në faqene saj në rrjetin social.
Sipas njoftimit të kësaj ministrije, i pari i saj, Rifat Latfi u njoftua nga drejtori i IKSHPK-së, profesor Naser Ramadani, lidhur me punën e IKSHPK-së gjatë pandemisë COVID-19, aktivitetet e departamenteve aty dhe aktivitetet në vijim në mbikëqyrje të situatës epidemiologjike në vend.
Ky është njoftimi i plotë