Liburn Aliu, ministër në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, ka deklaruar se lumenjtë, pyjet dhe parqet e Kosovës po dëmtohen dhe nuk po përdorën drejtë, andaj edhe ka paralajmëruar ndërmarrjen e hapave konkrete për ruajtjen e tyre, shkruan Kosova Post.
Ai nëpërmjet një video-mesazhi, i është drejtuar opinionit publik, me ç’rast ka treguar për objektivat e ministrisë që ai e drejton.
“Edhe pse vend i vogël për nga territori, Kosova është vend i pasur për nga larmia e botës bimore dhe shtazore” – ka thënë ndër të tjera Aliu. Ai ndërkaq ka vënë në dukje që kjo pasuri, është duke u keqpërdorur, prandaj ka bërë thirrje për ruajtjen e saj.
Për më shumë shihni videon: