Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, përsëri është nisur për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), transmeton Kosova Post.
Ai ka njoftuar se do të marr pjesë në 10 vjetorin e Programin e Partneritetit Ndërshtetëror në mes Kosovës dhe shtetit të Iowa-s.
“Sot u nisa përsëri në SHBA për një event shumë të veçantë” – ka shkruar ai në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.
“Këtë fundjavë do të festojmë së bashku në Des Moines, 10 vjetorin e Programin e Partneritetit Ndërshtetëror në mes Kosovës dhe shtetit të Iowa-s. Me këtë rast, do të takohem me guvernatoren e Iowa-s, znj.Kim Reyndols, si dhe me senatorë e kongresmenë, përfaqësues nga Iowa” – ka vijuar Mehaj.
Ai e ka vënë theksin tek partneriteti i ndërsjellë ndërshtetëror, të ciline ka cilësuar si historia dhe realiteti më i shkëlqyeshëm, si dhe “faktori më i rëndësishëm për të gjitha sukseset dhe të arriturat e deritashme të FSK-së.”
Për më shumë, lexojeni postimin e plotë të tij:
Sot u nisa përsëri në SHBA për një event shumë të veçantë.
Këtë fundjavë do të festojmë së bashku në Des Moines, 10 vjetorin e Programin e Partneritetit Ndërshtetëror në mes Kosovës dhe shtetit të Iowa-s.
Me këtë rast, do të takohem me guvernatoren e Iowa-s, znj.Kim Reyndols, si dhe me senatorë e kongresmenë, përfaqësues nga Iowa.
Vizitën do të vazhdojë edhe me pjesëmarrjen në aktivitetet festive që do të organizohen për të shënuar këtë jubile shumë të rëndësishëm për dy vendet.
Partneriteti ynë ndërshtetëror në përgjithësi dhe në mes dy forcave në veçanti, është historia dhe realiteti më i shkëlqyeshëm, si dhe faktori më i rëndësishëm për të gjitha sukseset dhe të arriturat e deritashme të FSK-së.
Partneriteti ynë me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, Ushtrinë Amerikane, Byronë e Gradës Kombëtare dhe Gardën Kombëtare të Iowa-s, do të vazhdojë dhe intensifikohet edhe më tej, me partneritet të përjetshëm.
Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për shtetin e Iowa-s, të gjitha institucionet e saj si dhe për të gjithë ushtarakët e Gardës Kombëtare për kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm në ngritjen, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së.