Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se instruktorët ushtarakë amerikan kanë stërvitur pjesëtarët e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës për reagim të duhur e në kohë si dhe shkathtësitë për ndihmë mjekësore në fushëbetejë.
“Instruktorët ushtarakë amerikan stërvitin pjesëtarët tanë për reagim të duhur dhe me kohë, si dhe shkathtësitë për ndihmë mjekësore në fushëbetejë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Për më tepër, Mehaj amerikanët i quajti partnerë të pazëvendësueshëm të Kosovës, me të cilët, sipas tij, po vazhdojnë të punojnë në ngritjen e aftësive profesionale të FSK-së.