Si sot, 24 vite më parë, familja Kastrati nga Peja i dha Kosovës 5 martirë.
Andaj, në nderim të sakrificës së kësaj familje, një mori personalitësh, përfshirë drejtues të institucioneve qëndrore morrën pjesë në cermonin përkujtimore që u mbajt sot në Pejë, transmeton Kosova Post.
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, teksa ka nderuar martirizimin e familjes Kastrati, ka porositur se jetësimi amanetit të dëshmorëve është obligim për ne.
‘Sot së bashku me ministren znj. Rozeta Hajdari dhe Ministrin Krasniqi, në 24 vjetorin e rënjrs për liri bëmë homazhe në nderim të dëshmorëve të familjes Kastrati.
Familja Kastrati ishte ajo që sakrifikoi gjithçka për atdheun tonë, ne që sot gëzojmë lirinë, e kemi obligim që amanetet e tyre t’i dërgojmë në vend.
Lavdi!’ ka shkruar ministri Mehaj në rrjetin social Facebook.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02vXEgXjUpU5fNwzGAaritUsgkznt3ojjSbEMoo1bspG8bs6Vt3Sro4yF9vSXKDEohl&id=100066941695634