Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka përkujtuar sot Agim Ramadanin në 23 vjetorin e rënies së tij, shkruan Kosova Post.
Mehaj ka shkruar në Facebook, se ‘I përjetshëm do të jetë nderimi për jetën dhe veprën madhështore të ushtarakut, intelektualit, patriotit, poetit e piktorit të madh i cili si rrallë në historitë e luftërave çlirimtare, flijoi jetën nga pozita e liderit dhe strategut të madh ushtarak, në Betejën e lavdishme të Koshares”.
“I lavdishëm gjithmonë Komandant Katana dhe gjithë heronjtë e rënë për Lirinë e Kombit dhe Atdheut”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Postimi i plotë: