Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sot rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale, do marrin shtesën prej 100 eurosh, njofton Kosova Post.
Këtë e bëri të ditur ministri Murati përmes një postimi në Facebook.
”Me datën 15 prill, shtesa prej 100 euro u është shpërndarë rreth 280 mijë pensionmarrësve.
Ndërsa sot, në kuadër të pakos mbështetëse, rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës, tashmë të rritur.
Çdoherë në mbështetje të qytetarëve!”.