Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se 4 mijë e 712 fermerë përfituan mbi 3.3 milionë euro, përcjell KosovaPost.
Peci tha se këto mjeke janë ndarë pjesë e 28 milionë eurove të Programit për Pagesa Direkte – Subvencione 2021 që, sipas tij, do të procedohen për pagesë deri në fund të vitit.
Sipas tij, tashmë është shlyer edhe borxhi prej 40 milionë eurove i akumuluar ndër vite.
Postimi i plotë i tij:
Pas shlyerjes së 40 milionë eurove borxhe të akumuluara ndër vite, vetëm sot 4712 fermerë përfituan mbi 3.3 milion euro, më saktësisht 3,303,383.15 euro nga totali i 28 milionë eurove i Programit për Pagesa Direkte – Subvencioneve 2021 që do të procedohen për pagesë deri në fund të vitit.