Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka theksuar që “vijat e kuqe” të Serbisë për Kosovën janë të qarta, e që sipas atij, kanë të bëjnë me formimin e obligueshëm të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe me mos-njohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe mos-anëtarësimin e saj në OKB.
Vuçeviqi akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se përdori “metodat më perfide dhe tinëzare për të prokvokuar një konflikt, dhe për të vazhduar kriminalizimin dhe paraqitjen e serbëve si të këqij,”
“Gjithçka tjetër (përpos asaj që u tha më lart) është subjekt për diskutim,” – u shpreh ai për gazetën Dnevnik.