Ministri Shala i vendosur: Taksën nuk e heqim pavarësisht presionit ndërkombëtar

Ministri Shala i vendosur: Taksën nuk e heqim pavarësisht presionit ndërkombëtar

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala edhe një herë ka ripërsëritur qëndrimin e tij se taksa 100 për qind ndaj mallrave Serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës nuk do të hiqet edhe përkundër trysnisë së faktorit ndërkombëtar për heqjen e saj. Sipas tij Kosova është shtet sovran dhe vendimet i merr vet, raporton Kosova Post.

“Qeveria është sovrane dhe e pavarur dhe vendimet i merr vet. Taksa do të qendroj edhe më tutje “ ka ripërseritur ministri Shala.

Këto komente Shala i bëri pas takimit me përfaqësuesit e Bankës Botrore të cilet kanë ardhur për vizitë në Kosovë në kuadër të programit të konkurushmerisë, projekt ky i cili është financuar nga Banka Botërore për periudhën 5 vjeçare.

Shala mes tjerash bëri të ditur se projekti në fjalë shihet si një mundësi reale që nderrmarrjet tona të rrisin aftësit e tyre eksportuese për të qenë me të konkurueshme në treg.

Kurse Mario Guadamillas drejtor i departamentit për financa dhe konkurueshmëri në Bankën Botërore vlerësoj se Kosova ka bërë progres të madh në reformën e të bërit biznes duke e siguruar rangimin nga pozita e 117 që ishte dikur e tani në pozitën e 44-të

“Kosova në rangimin e të bërit biznes nga vendi 117 në vitin 2012 ka rënë në pozitën 44 në raportin e fundit. Kjo demonstron përkushtimin e lartë te Republikës së Kosovës për tu dërguar sinjale pozitive” tha ai.