Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, pas intervenimit të zjarrfikësave nga Kosova në shuarjen e zjarrit mbi tunelin e Kalimashit në Shqipëri, duket i entuziazmuar dhe krenar me djelmoshat tanë.
Ministri, duke parë angazhimin e pashoq të zjarrfikësave tanë, ka thënë se në sytë e zjarrfikësve u pa vullneti dhe dashuria për Shqipërinë.
Sveçla, ka shkruar se bashkë tejkalohen të gjitha sfidat.
Ndërkohë që ka shpërndarë dhe një fotografi të zjarrfikësve.
“Në sytë e tyre pashë vullnet e dashuri për Shqipërinë. Bashkë do i tejkalojmë të gjitha sfidat”, ka shkruar Sveçla në Facebook.