Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, ka pritur në takim shefin e zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, z. Frank Power.
Gjatë këtij takimi u bisedua për prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe projekteve të cilat i ka zhvilluar Këshilli i Evropës bashkë me MPB-në.
Ministri Sveçla theksoi se kemi gatishmërinë që të vazhdojmë bashkëpunimin duke angazhuar të gjithë mekanizmat e MPB-së në mënyrë që bashkërisht të zbatojmë prioritetet tona.
Në fund të takimit z. Power e falënderoi ministrin Sveçla për gatishmërinë e treguar në bashkëpunimin si dhe theksoi se Këshilli i Evropës do të vazhdojë ta përkrah Kosovën me të gjitha kapacitetet që posedojnë./KosovaPost/