Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Republikën e Kosovës, në një konferencë për media ka thënë se aksioni i sotëm është në vazhdën e luftës kundër krimit të organizuar dhe nuk është kundër qytetarëve e as institucioneve të caktuara, transmeton Kosova Post.
Ministri Sveçla konfirmoi se gjatë kryerjes së operacionit janë lënduar disa policë:
“Tetë zyrtarë policor janë të lënduar në këtë aksion.”
Ai operacionin e vlerësoi si të suksesshëm:
“Aksion i sotëm rezultoi suksesshëm me konfiskimin e mallrave dhe arrestimin e personave të përfshirë në kontrabandim të tyre. Ky aksion është në vazhdën e angazhimit ne luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në asnjë mënyrë nuk është i drejtuar kundër qytetarëve dhe lokacioneve të caktuara.”
Sveçla tha se të rrezikuar janë vetëm ata që u takojnë grupeve kriminale dhe se të gjithë ata që janë të përfshirë në këto rrjete, do të përballen me forcën e ligjit./KosovaPost/