Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj është takuar me Bordin Këshillëdhënës, ku kanë diskutuar për situatën epidemiologjike në vend, shkruan Kosova Post.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zemaj përmes një shkrimi në Facebook.
Tutje ai ka njoftuar se do të ketë masa lehtësuese mirëpo një gjë e tillë do të ndodhë vetëm nëse masat antiCovid respektohen nga qytetarët.
Postimi i plotë i Zemajt:
Kosova, krahasuar me shtetet tjera, vazhdon të ketë situatë të mirë të menaxhimit të Covid 19.
Statistikat nga ECDC, Kosovën e radhitin të fundit në rajon sa i përket shtrirjes së infeksionit si dhe vdekshmërisë nga Covid 19.
Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi. Masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët.
Qytetarët me disiplinën e tyre si dhe të gjithë akterët relevantë që përballen me Covid 19, kanë dëshmuar se meritojnë falënderim dhe respekt.
Edhe sot u bëjë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave anti covid për aktivitetet publike, grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.
Bashkë ia dalim!