Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    15 ditë në SHBA, Kurti lajmërohet nga Bostoni, i ka mbetur edhe Nju Jorku

    15 ditë në SHBA, Kurti lajmërohet nga Bostoni, i ka mbetur edhe Nju Jorku

    Pas Kurtit, edhe Osmani e uron Albanesen

    Pas Kurtit, edhe Osmani e uron Albanesen

    Kurti uron Anthony Albanese për fitoren: Ky është një ndryshim thelbësor për Australinë

    Kurti uron Anthony Albanese për fitoren: Ky është një ndryshim thelbësor për Australinë

    Kurti në Boston, vendos lule te varret e Fan Nolit dhe Faik Konicës

    Kurti në Boston, vendos lule te varret e Fan Nolit dhe Faik Konicës

    Shkup, Dhjetë të lënduarit nga zjarri në hotelin Bushi

    Shkup, Dhjetë të lënduarit nga zjarri në hotelin Bushi

    Tragjedi në Tetovë, një fëmijë gjashtë vjeçar mbytet në lumin Shkumbin

    Tragjedi në Tetovë, një fëmijë gjashtë vjeçar mbytet në lumin Shkumbin

    Lija e majmunit vjen në kufi me Shqipërinë

    Lija e majmunit vjen në kufi me Shqipërinë

    Vdes nxënësi i klasës së gjashtë në Vushtrri

    Vdes nxënësi i klasës së gjashtë në Vushtrri

    Komandanti Bashkim Jashari në SHBA, përcjell stërvitjet e përbashkëta ushtarake në Iowa

    Komandanti Bashkim Jashari në SHBA, përcjell stërvitjet e përbashkëta ushtarake në Iowa

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    3 vite më parë bënë një dasmë madhështore, konfirmohet ndarja e çiftit të njohur shqiptar

    3 vite më parë bënë një dasmë madhështore, konfirmohet ndarja e çiftit të njohur shqiptar

    Kombi dhe shteti tek Merxhani

    Kombi dhe shteti tek Merxhani

    Kalendari historik, 3 dhjetor

    Kalendari historik, 19 maj

    Nga Shqipëria në Londër për studime, tani në Dubai si eskorta/ Ish-Missi shqiptar rrëfen gjithçka (Foto)

    Nga Shqipëria në Londër për studime, tani në Dubai si eskorta/ Ish-Missi shqiptar rrëfen gjithçka (Foto)

    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 18 maj

    Greqia duhet të njohë gjenocidin shqiptar!

    Greqia duhet të njohë gjenocidin shqiptar!

    Kalendari historik, 27 shtator

    Kalendari historik, 17 maj

    Ag Apolloni: Ukshin Hoti, një prijës potencial i kombit shqiptar, tash është një prijës në listën e të pagjeturve

    Ag Apolloni: Ukshin Hoti, një prijës potencial i kombit shqiptar, tash është një prijës në listën e të pagjeturve

    ​Komisioni për të pagjeturit demanton pohimet për kthimin e eshtrave të Ukshin Hotit

    GLAUK KONJUFCA: Tezat themelore të filozofisë së Ukshin Hotit

    Kalendari historik, 27 shtator

    Kalendari historik, 16 maj

    Çfarë ndodhi në Eurovision? 6 vende tentuan të manipulonin rezultatin, reagon EBU-ja

    Policia italiane parandaloi një sulm hakerësh pro-rusë gjatë Eurovizionit

    Poetët që frymëzojnë rezistencën e Ukrainës

    Poetët që frymëzojnë rezistencën e Ukrainës

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi Lajme KOSOVË

Ministria e Drejtësisë pritet të hap konkurs të ri për noterë

14 Maj, 2022 12:45
në KOSOVË
Ministria e Drejtësisë ka hapur një njoftim për kontratë, për furnizim me maska
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Drejtësisë po planifikon që të hap konkurs të ri për noterë, por pjesë e kësaj gare nuk do të jenë mbi 60 kandidatët e konkursit të mëhershëm që e kishin kaluar procesin të cilin e kishte kontestuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe e kishte kthyer në pikën zero.

Kandidatët e konkursit të fundit do t’i nënshtrohen vetëm procesit për licencim si noterë. Në anën tjetër, komunat po bëjnë thirrje që sa më parë të zgjidhet kjo çështja për shkak të vështirësive që janë shfaqur në mungesë të noterëve.

Këshilltari i lartë i ministres së Drejtësisë, Genc Nimoni, u shpreh se pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila iu dha të drejtë kandidatëve të konkursit të fundit të noterisë, janë krijuar rrethana të reja dhe aktualisht si ministri ndodhen në fazën e krijimit të komisionit.

Lexo Edhe:

Një stuhi e fuqishme godet Slloveninë, breshri mbulon pamjet pranverore (FOTO)

15 ditë në SHBA, Kurti lajmërohet nga Bostoni, i ka mbetur edhe Nju Jorku

Pas Kurtit, edhe Osmani e uron Albanesen

Nimoni u shpreh se procesi i noterisë është prioritet në Ministrinë e Drejtësisë.

“Natyrisht që vendimet e gjykatës janë të zbatueshme, janë krijuar rrethana të reja dhe pas këtij vendimi ne jemi duke u konsultuar për një proces të ri, jemi në proces të krijimit të komisionit për noter dhe do ta themelojmë komisionin, do të konsultohemi me ekspertë dhe do të vazhdojmë tutje dhe do ta marrim me prioritet këtë… Jemi në proces të konsultimit edhe me ekspertë dhe me gjasë do të ketë konkurs të ri dhe pasi ta kalojnë provimin për noterë do të kemi shumë kandidatë dhe ata kandidatë të cilat do t’i plotësojnë kriteret, sipas legjislacionit në fuqi, edhe do të licencohen si noterë…

Gjykata ka vendosur për procesin, ata tashmë do të jenë pjesë e garës, jo garës për konkurs të ri por do të jenë pjesë të garës për licencim, dhe pasi ta kemi përmbylljen e procesit të ri të konkursit ne natyrisht që të gjithë kandidatët, edhe paraprakë, edhe kandidatët e rinj, do të jenë në proces konkurrimi për licencim dhe ata që do të plotësojnë kriteret do të licencohen si noterë“, tha ai.

Nimoni u shpreh se 11 komuna aktualisht janë pa noterë dhe përmes zëvendësimit të noterëve po mundohen të bëjnë zgjidhje deri në licencimin e noterëve të rinj.

“Në bazë të informacioneve që kemi janë diku 11 komuna pa noterë, mirëpo ne po shikojmë edhe mundësinë e zëvendësimit e transferimit për aq sa e lejon legjislacioni në fuqi dhe do të veprojmë kështu derisa të kemi noterë të rinj të licencuar”, theksoi ai.

Genc Nimoni, këshilltari i lartë i ministres së Drejtësisë

Por akuza për mos angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë për procesin e noterisë ka hedhur ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili ka udhëhequr me këtë dikaster kur ishte hapur konkursi i fundit për noter në vitin 2019.

Tahiri për KosovaPress thotë se Ministria e Drejtësisë ka vendos të neglizhojë këtë proces duke u dhënë monopol disa noterëve që po veprojnë aktualisht në vend.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri këshillon kandidatët për noterë të konkursit të kaluar që të bëjnë kallëzim penal ndaj MD-së.

“Ministria e Drejtësisë ka vendosur ta neglizhojë këtë proces duke i dhënë monopol disa noterëve që të kryejnë punën e noterëve dhe të cilët realisht tashmë ju e dini që më shumë se gjysma e komunave në Republikën e Kosovës kanë mbetur pa noterë. Pra, sot për ta kryer një punë tek noteri duhet të presim me orë të tëra… po ruhet monopoli i disa noterëve dhe ata kanë qarkullim marramendës me mbështetje të Ministrisë së Drejtësisë dhe në anën tjetër ministrja e Drejtësisë po bënë vepër penale duke mos respektuar një vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinë.

Prandaj, unë mendoj se të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë plotësuar kushtet që të jenë noterë në Republikën e Kosovës që kanë aplikuar edhe në konkursin që është hapur edhe në atë kohë sa kam qenë ministër për vendet e lira të noterëve nëpër komunat e Kosovës duhet t’i bëjnë kallëzim penal ministres së Drejtësisë për faktin se ajo nuk e respekton një të drejtë të tyre ligjore dhe kushtetuese”, theksoi ish-ministri i Drejtësisë.

Komuna e Rahovecit prej dy vitesh nuk ka asnjë noter. Nënkryetari i kësaj komune, Fatmir Iska tha se në mungesë të noterëve në komunën e tyre qytetarët po detyrohen t’i kryejnë këto shërbime në komunat tjera.

Ai kërkoi nga Ministria e Drejtësisë që sa më shpejt të vendosen noterët në komunën e Rahovecit.

“Tash e dy vite komuna e Rahovecit ka mungesë të noterëve… ne jemi të detyruar t’i kryejmë shërbimet në komunat fqinje, qoftë në Prizren, Gjakovë apo edhe Suharekë sepse e di që edhe Malisheva ka mungesë të noterëve siç kemi ne… Që nga hapja e thirrjes për aplikim për subvencione për pagesa direkte bujqit e Rahovecit kanë pasur një vështirësi jashtëzakonisht të madhe në aplikim për arsye tek noteri duhet të vërtetohet deklarata nën betim…

Nuk është në kompetencë të Komunës zgjedhja e një noteri, është kompetencë e Ministrisë së Drejtësisë ne kemi kërkuar vazhdimisht dhe vazhdimisht do të kërkojmë deri në sjelljen e një noteri prej ministrisë përkatëse në mënyrë që qytetarët e komunës tonë të kryejnë shërbime këtu në komunën tonë e jo të sillen nëpër komunat tjera”, theksoi ai.

Në mandatin e saj të parë ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e kishte anuluar procesin e noterisë duke e konsideruar si të komprometuar. Por, kandidatët e këtij konkursi të vitit 2019 më pas e patën paditur Ministrinë e Drejtësisë dhe tek gjatë këtij viti Gjykata Themelore e Prishtinë ka marr vendim rreth këtij procesi duke konsideruar se procesi i provimit për noterinë është i ligjshëm dhe i drejtë.

ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Një stuhi e fuqishme godet Slloveninë, breshri mbulon pamjet pranverore (FOTO)

Një stuhi e fuqishme godet Slloveninë, breshri mbulon pamjet pranverore (FOTO)

21 Maj, 2022
15 ditë në SHBA, Kurti lajmërohet nga Bostoni, i ka mbetur edhe Nju Jorku

15 ditë në SHBA, Kurti lajmërohet nga Bostoni, i ka mbetur edhe Nju Jorku

21 Maj, 2022
Pas Kurtit, edhe Osmani e uron Albanesen

Pas Kurtit, edhe Osmani e uron Albanesen

21 Maj, 2022
Kurti uron Anthony Albanese për fitoren: Ky është një ndryshim thelbësor për Australinë

Kurti uron Anthony Albanese për fitoren: Ky është një ndryshim thelbësor për Australinë

21 Maj, 2022
Kurti në Boston, vendos lule te varret e Fan Nolit dhe Faik Konicës

Kurti në Boston, vendos lule te varret e Fan Nolit dhe Faik Konicës

21 Maj, 2022

Tjera nga rubrika

Tapa e shampanjës festive i bie në sy, pamundësohet vazhdimi i garës

Tapa e shampanjës festive i bie në sy, pamundësohet vazhdimi i garës

15:37

Media gjermane: Ekspertët e Kosovës mësojnë gratë ukrainase për asgjësimin e minave

Media gjermane: Ekspertët e Kosovës mësojnë gratë ukrainase për asgjësimin e minave

14:57

‘Kosova ka një marrëdhënie të veçantë me SHBA, miku ynë vendimtar, aleati kritik’/Krejt çka tha Kryeministri Kurti në Këshillin Atlantik në SHBA

‘Kosova ka një marrëdhënie të veçantë me SHBA, miku ynë vendimtar, aleati kritik’/Krejt çka tha Kryeministri Kurti në Këshillin Atlantik në SHBA

11:59

Kryeministri Kurti për asociacionin: Kushtetuesja nuk e lejon, jo unë si kryeministër

Kurti: Serbia po e shndërron veten në Bjellorusi të Ballkanit

18:05

Testi i dytë, sot e nesër unaza qendrore e Prishtinës bëhet njëkahore

Testi i dytë, sot e nesër unaza qendrore e Prishtinës bëhet njëkahore

07:36

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

© Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

Kontakti

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.