Ministria e Mbrojtjes, përmes një postimi, ka njoftuar se sot ka filluar parapërgatitjet për shpalljen e konkursit të ri për pranimin e 612 ushtarëve të rinj aktivë dhe 367 ushtarëve të komponentës rezervë, përcjell KosovaPost.
“Ju mirëpresim në muajin shtator, në periudhën edhe kur zyrtarisht shpallim konkursin dhe fillojmë fazën e pranimit të aplikacioneve tuaja. Përgatituni me vetëbesim dhe vendosmëri për suksesin e garantuar. Bëhu ushtar i FSK-së. Shërbimi juaj për të ardhmen e sigurtë të vendit”, thuhet në njoftimin.
Ndryshe, sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të kadetëve të Gjeneratës 2022 të Akademisë së Mbrojtjes – Qendrës për Studime Universitare të FSK-së “Wesley Clark”.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin autoritetet e larta shtetërore si dhe zyrtarë të tjetër të lartë vendorë e ndërkombëtarë, ndërsa ushtrisë sot iu shtuan edhe 17 oficerë të rinj.