Përmes një komunikate për media, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, përkatësisht Agjencia për Regjistrim Civil, u ka bërë të ditur qytetarëve të Republikës së Kosovës, se nga tash e tutje mund të pajisen me vulë apostile apo verifikuese pa pasur nevojë për terminë online, transmeton Kosova POST.
“Ministria e Punëve të Brendshme/Agjencia për Regjistrim Civil, i njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që me vulë apostile/verifikuese mund të pajisen pa pasur nevojë që të ndajnë terminin online”, thuhet në njoftimin e MPB-së. thuhet në komunikatë.