Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media, siç e ka cilësuar ajo: të paplanifikuar por urgjente. Ajo në këtë konferencë, ka folur për skandalin e audio-incizimeve, që shpërtheu së fundmi, raporton Kosova Post.
Ajo ka shprehur habinë, se si nuk ka pasur ndonjë reaksion nga shoqëria civile, për këto gjëra:
“Nuk kemi parë reagime shoqërore, nga mediat, nga shoqëria civile. Nuk po ndodh e njëjta siq ka ndodhur me aferën Pronto, po ndodh një skandal shumë i madh ndaj të cilit nuk po ka asnjë reflektim. Si ministre thërras reagim shoqëror, qoftë nga mediat, shoqëria civile por edhe institucionet.”
Ajo ka shtuar se për këso rastesh, nuk ka qenë e zakonshme heshtja e shoqërisë civile, e të flas vetëm qeveria, përkundrazi, sipas saj, gjithherë ka ndodhur e kundërta.
Pikërisht për këtë, sipas saj, procesi i vettingut është i pashmangshëm. Sipas saj, askush nuk ka dilemë se Vettingu në sistemin e drejtësisë është shumë i rëndësishëm.
“I bëjë thirrje Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial që të ndërmarrin urgjentisht hapa në këtë drejtim dhe të hetojnë të gjithë ata persona që cenojnë integritetin e institucioneve të drejtësisë” – ka thënë ajo./KosovaPost/