Ministrja britanike: Seriali ‘Zgjimi – Ertugrul’ ka krijuar varësi tek unë dhe bashkëshorti im, me padurim presim fillimin e sezonit të ri…

Ministrja britanike: Seriali ‘Zgjimi – Ertugrul’ ka krijuar varësi tek unë dhe bashkëshorti im, me padurim presim fillimin e sezonit të ri…

Interesi botëror për serialin e rekordeve absolute të Korporatës së Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT), “Zgjimi – Ertugrul” (Diriliş Ertuğrul), vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë.

E pasionuara më e fundit e telenovelës në fjalë është Sayeeda Warsi, ministrja e parë myslimane dhe njëherësh anëtare e Dhomës së Lordëve në Britaninë e Madhe.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Warsi deklaroi se seriali “Zgjimi – Ertugrul” ka krijuar varësi tek ajo vetë dhe bashkëshorti i saj, ndërsa shtoi se është duke pritur me padurim dhe emocione fillimin e sezonit të ri.

Interesit të ministres britanike i është përgjigjur sërish nga e njëjta platformë drejtori i përgjithshëm i TRT-së, Ibrahim Eren.

“Po e filluat një herë, s’mund të ndaleni më. Sezoni i ri nis në fund të këtij muaji. Bëhuni gati për një sezon epik dhe që krijon shumë më tepër varësi, ku do të shikojmë udhëtimin e Osmanit drejt një rritjeje fizike dhe mendore teksa stërvitet nga babai i tij për formimin e rrënjëve të një qytetërimi 600 vjeçar”, ka shkruar Ibrahim Eren në “Twitter” duke iu referuar postimit të mëparshëm të Sayeeda Warsit.

Kjo “cicërimë” e kreut të TRT-së është gjithashtu konfirmimi zyrtar më i lartë se sezoni i ri i telenovelës së shumëpritur “Zgjimi – Ertugrul” do të fillojë në fund të këtij muaji.