Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që asnjëherë më në Kuvend të fyhen gratë deputete apo ministret e kabinetit qeveritar.
Haxhiu tha se për shumë vite në këtë Kuvend është prodhuar gjuhë fyese ndaj grave deputete e ministra.
“Ky Kuvend mund të jetë shembull. Jo rrallë herë edhe nga Kuvendi i Kosovës kemi parë gjuhë seksiste, mizogjene dhe fyerje ndaj vajzave dhe grave, mirëpo edhe deputetet e këtij Kuvendi edhe ministret e kabinetit qeveritar. Ndonëse për këta të fundit përgjatë kohës së Qeverisë Kurti nuk mbajë mend gjuhë seksiste apo mizogjene që i’u është bërë ndonjë deputeteje grua të këtij Kuvendit”, shkruan arbresh.info.
“Prandaj është mirë që sot të për bashkohemi në një ide, që asnjëherë më në këtë Kuvend të mos fyhen deputetët apo gratë e kabinetit qeveritar. Unë konsideroj që duhen të merren masa disiplinore ndaj këtyre deputetëve”, tha ajo.