Ministri i Drejtësisë Abdulhamit Gyl e ka pritur në takim Ministren e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe delegacionin që e shoqëronte, njofton Kosova Post.
Ministri i Drejtësisë Abdulhamit Gyl u takua me ministren e Drejtësisë nga Kosova, Albulena Haxhiu dhe delegacionin që e shoqëronte.
Gjatë takimit në Ministrinë e Drejtësisë në Ankara u arrit një konsensus për maksimizimin e bashkëpunimit gjyqësor mes dy vendeve. Ministri Gyl vuri në dukje se Turqia do të vazhdojë të mbështesë gjithmonë Kosovën si në çdo fushë ashtu edhe në shërbimet e drejtësisë. Edhe ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar mbështetje për zbatimin e sistemit të aplikuar në shërbimet noteriale të Kosovës në Turqi. Duke theksuar se Republika e Turqisë është ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën, Haxhiu falënderoi Turqinë për kontributin e saj në Kosovë.
Duke komentuar takimin në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ministri turk i Drejtësisë Gyl tha: “Ne u takuam me Ministren e Drejtësisë së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, në Ministrinë tonë dhe shkëmbyen mendime për çështje të ndryshme, veçanërisht për bashkëpunimin gjyqësor ndërmjet dy vendeve”./KosovaPost/