Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar sot takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushoglu, në kuadër të Forumit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që po zhvillohet në Antalia të Turqisë.
Gërvalla ka falënderuar homologun e saj turk për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Gjithashtu në takim u bisedua rreth zhvillimeve politike në rajon dhe ministrja Gërvalla ka theksuar prioritetet e Qeverisë së re të Kosovës dhe politikës së jashtme, njofton Kosova Post.
Palët kanë theksuar nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik, e posaçërisht për shkëmbimet tregtare dhe investimet direkte./KosovaPost/.