Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, ka realizuar një vizitë në Kuvajt, me ç’rast është takuar me krerët më të lartë shtetëror të këtij vendi, transmeton Kosova Post.
“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, qëndroi sot për vizitë zyrtare në Kuvajt, ku u takua me krerët më të lartë shtetëror të këtij vendi” – thuhet në njoftimin zyrtar të MPJ-së.
Po ashtu bëhet e ditur se:
“Në kuadër të kësaj vizite u nënshkrua edhe memorandum mirëkuptimi mes Kosovës dhe Kuvajtit.”/KosovaPost/