Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar kritikat e ish-ministrit Abelard Tahiri për vettingun.
Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ndër të tjera tha se “pak muaj u deshën për ta parë qartë, dështimin e mazhorancës së Vjosës dhe Albinit që të sjellin ide konkrete e të qëndrueshme për vetingun, gjë që dëshmon paaftësinë e tyre për ta realizuar një proces të tillë”.
Por, kësaj deklarate iu është kundërpërgjigjur ministrja Albulena Haxhiu përmes një statusi në Facebook, ku ndër të tjera ka shkruar se “kur lexon atë që ka shkruar, është për keqardhje që i njëjti, ka qenë Ministër i Drejtësisë”.
Haxhiu ka thënë se nëse lexohet Koncept-dokumenti për Vetingun “vërehet qartë rruga që do të ndiqet për zhvillimin e procesit të Vetingut, duke mundësuar një verifikim të tërësishëm të subjekteve të vetingut dhe duke ndërtuar mekanizma të cilët bëjnë verifikimin/vlerësimin e vazhdueshëm të tyre”.