Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot gjatë një konference të mbajtur për media ka paralajmëruar masa ndaj Nehat Thaçit, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës, pasi siç ka thënë ajo në Ministrinë e Drejtësië kanë evidentuar disa shkelje, shkruan Kosova Post.
“Ne do të vazhdojmë në adresimin e shkeljeve brenda ministrisë se drejtësisë” , ka thënë ajo.
“Para disa ditësh në kabinet kemi pranuar disa shkelje brenda Shërbimit Korrektues. Janë lidhur kontrata dhe janë bërë transfere të paligjshme. Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Health, riparimi i agregateve, procedura e prokurimit, furnizimi me ushqim për qendrën e paraburgimit dhe disa çështje tjera që janë të bëjnë me rekrutime. Sot do të procedojmë për marrjen e masave të drejtorit të shërbimit korrektues”, ka thënë tutje Haxhiu.