Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar edhe sot një takim me kryeparlamentarin e Kuvendit të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop, transmeton KosovaPost.
Ky takim vjen sipas agjendës së planifikuar për disa takime radhazi që ministrja e Drejtësisë po zhvillon gjatë kësaj jave në Republikën e Turqisë, duke u fokusuar në institucionet e sistemit të drejtësisë dhe organeve të dala nga reforma në drejtësi.
Po ashtu, ministrja Haxhiu vlerësoi rolin e Kuvendit për vetingun në sistemin e drejtësisë.
Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit të Turqisë, Mustafa Shentop, ka falënderuar ministren Haxhiu për vizitën dhe shprehu mbështetjen për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Turqisë dhe institucioneve vendore në Kosovë.
Kujtojmë se dje Ministri i Drejtësisë Abdulhamit Gyl e ka pritur në takim Ministren e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe delegacionin që e shoqëronte nga Kosova./KosovaPost/.