Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, bashkë me zëvendësministrat Getoar Mjeku dhe Nenad Stanojeviq dhe deputeten Arjeta Fejza, kanë vizituar ndërmarrjen e Trepçës dhe minierën e Stan Tërgut.
Rizvanolli në Horizontin X, thotë se ka takuar punëtorë që punonin në nxjerrje të mineralit e mirëmbajtje të makinave të stërvjetruara.
Sipas ministres, përkundër sfidave “Trepça ka nevojë që të gjithë të punojmë të unifikuar për të mirën e ndërmarrjes për ta sjellë Trepçën aty ku e meriton, si bosht i zhvillimit ekonomik e shoqëror të Mitrovicës dhe tërë atij rajoni”.
‘Bordin dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë periudhë të vështirë për ndërmarrjen i falënderova, e menaxhmentit të ri u urova sukses”, ka shkruar tutje ajo në Facebook.