Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim Projektligjin për noterinë, i cili do të procedohet për në seancë të Kuvendit.
Në mbledhjen e këtij komisioni, ku pjesëmarrës ishin vetëm anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë prezantuar ndryshimet e bëra në kuadër të këtij projektligji. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se kusht do të jetë provimi i jurisprudencës. Po ashtu, theksoi se më 27 janar do të mbahet provimi i noterisë, për çka u zotua se do të ketë transparencë.
Prandaj, kemi konsideruar që është e rëndësishme që të vendoset si kusht provimi i jurisprudencës. Po ashtu, mundësimin e digjitalizimit të shërbimeve noteriale nga noterët, gjë që do të lehtësojë qasjen në këto shërbime të qytetarëve dhe do të rris efikasitetin e noterëve”, deklaroi Haxhiu.
Ajo shtoi se është paraparë edhe forcimi dhe rritja e efikasitetit të sistemit disiplinor të noterëve me anë të themelimit të Komisionit të pavarur disiplinor. Haxhiu tha se përbërja e këtij komisioni do të jetë nga dy gjyqtarë dhe një noter.
Ministrja e Drejtësisë, Haxhiu tha se me 27 janar do të mbahet provimi i noterisë, ku u zotua për transparencë.
“Ne gradualisht po afrohemi edhe tek dita 27 janari që është dita kur do të mbahet provimi i noterisë, që është një proces po aq i rëndësishëm dhe për të cilin jam kujdesur shumë që të mos kemi një proces qysh ka ndodhur në vitin 2019. Ka qenë një proces i komprometuar, por që të jetë një proces transparent me përbërje të anëtarëve të komisionit me integritet të lartë”, shtoi ajo.
“Ka indikacione që abuzohet me praktikantët, sidomos me praktikantet. Për shembull u thuhet që nuk mund të pranoheni sepse nëse s’jeni të martuara, sepse nëse martoheni do të jeni pengesë se bëni fëmijë dhe do të jeni pengesë. Diskriminohet veç pse janë të martuara, do të thotë është kusht që të mos jenë të martuara. Ose pavarësisht që u thuhet se mund të qëndrojnë, jepen tre muaj pa pagesë, por pastaj u thuhet më vonë me pagesë dhe pagesa është 30 euro”, u shpreh ai.
Në lidhje me abuzimin e praktikantëve, ministrja Haxhiu tha se nuk ka informacione por pohoi se ka diskriminim të grave.
Komisioni për Legjislacion ka miratuar edhe raportin e zbatimit të Ligjit për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.