A më mirë me u informu, apo me u lexu!

Shkruan: Fadil MALOKU

1.Tek të rinjët e sotëm, është krijuar bindja se po lexojnë shumë! Në fakt ky perceptim duket i gabuar, kur të kihet parasysh psh. koha tmerrësisht e gjatë që ata e kalojn pranë celularit apo pranë kompjuterit. Qoftë duke lexuar e komentuar “hard”, shumë statuse, apo edhe duke marr pjesë aktive në komente, lajme, artikuj e blogje!

2. Pra, formohet një perceptim i gabuar që të shtynë të gjykosh se gjeneratat e sotme, janë një lloj “online animal lectorem” (online kafshë që lexon!)!

3. Në realitet, leximi i këtillë ravijëzon karakterin dhe cilësinë e leximeve, që shquhen si “lexime” informative e rutinore, por, jo edhe sosh kreative dhe imagjinare që e zhvillojnë dhe stimulojnë kuptimin e gjërave, fenomeneve dhe dukurive, në jetên e pêrditshme të rinjëve!

4. Por, “leximet” informative, nuk mund të tregtohen si “lexime” kreative, pa marr parasysh presionit që e ushtrojnë dhe “ushqejnë”, si marketingu komercial, fuqia e publicitetit dhe “forma” facinuese e egzaltuese që e ua “zbulon” jashtësinë…!

5. Kështu që “leximi” kreativ edhe më tej mbetet ai opsioni rezervë (e sipas gjitha gjasave, edhe ai garanti kryesor i cilësisë së njohjes që e marrin të rinjët si “kompenzim” të dijes dhe “leximit” informativ!

6. “Leximet” Informative, me “leximet” kreative, jo vetëm që ndryshojnë, por, janë edhe antipode me njëra tjetrën. Sepse, gjerësa me “leximin” informativ, ne “bombardohemi online” me informacione nga më të ndryshmet (duke mos përjashtuar as “fake news”!), me “leximin” kreativ ne inkurajohemi ta dinamizojmë interaksionin social (duke e fisnikëruar raportin ndërqytetar dhe atë ndërnjerëzor!).

7. Tjetër, derisa me “leximin” informativ ne konsumojmë ad hoc lajme, që shpesh sjellin; nervozizëm, konfuzion, lakmi, apati e irritim…, me “leximin” kreativ, ne ushtrohemi të artikulojmë kthjelltësi në gjykim, qartësi në veprime thjeshtësi dhe modesti njerëzore…!

© KosovaPost.net Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like

Nesër borë në vendet fqinje, ja si do të jetë moti nesër në Kosovë?

Moti në rajonin tonë pritet të ketë ndryshime