Policia e Kosovës ka bërë të ditur nëpërmjet raportit 24 orësh se dje është gjetur pa shenja jete një person në rrugën “Shala e Bajgores”, në Mitrovicë, përcjell KosovaPost.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti nga policia është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
“Rr. Shala e Bajgores, Mitrovicë 26.01.2022 – 11:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”