Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, derisa ishte në veturë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:50 tek Kampi Danez në Mitrovicë.
Sipas raportit policor, përveç dëmeve në veturë, nuk raportohet për lëndime.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: një fishek dhe një predhë plumbi. Rasti vazhdon të hetohet” thuhet në njoftim.